Breshëria e plumbave të shkrepur në Aktash e patën trazuar kryeqytetin.
Capat e Sekiraqët po shkëmbenin zjarr në mes vete në natën e 1 shtatorit të 2024-së. Një person mbeti i vdekur e disa të plagosur.
Televizioni ka siguruar pamjet e kësaj përleshjeje me armë, për të cilën të dy grupet sot në gjykatë u deklaruan të pafajshëm.
Kjo përplasje e grupeve që njihen si “Capat” e “Sekiraqët” në Aktash të kryeqytetit, i solli para drejtësisë, të mërkurën 7 nga ta.
Hyrja e tyre në sallë, ku do të përballën me akuzat e prokurorisë për të bëmat e asaj nate, u bë me ndarje të rreptë.
Në njërën anë u ulën 4 antarët e Capave të cilët siç thotë prokuroria, shkuan te lokali për të vrarë Sali Sekiraqën.
Në anën tjetër u ulë vetë ky i fundit, që po akuzohet se bashkë edhe me dy persona të tjerë e vranë atë natë Premtim Gashin.
Për dallim nga këta që u kapën e patën mundësi të deklarohen, dy nga të akuzuarit e tjerë, Dardan Marevci dhe Endrit Llapashtica janë ende në arrati, andaj u veçua procedura për ta.
Ndonëse u tha, se ende nuk janë plotësuar kushtet për gjykim në mungesë.














