Alarm për përdoruesit e Gmail: 183 milionë llogari të ekspozuara në rrjedhje të dhënash

Përdoruesit e Gmail janë paralajmëruar për një rrjedhje të madhe të të dhënave që ka ekspozuar deri në 183 milionë llogari email-i, përfshirë fjalëkalimet e..

1 minute

Read Time

Përdoruesit e Gmail janë paralajmëruar për një rrjedhje të madhe të të dhënave që ka ekspozuar deri në 183 milionë llogari email-i, përfshirë fjalëkalimet e lidhura me to. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se kjo mund të lejojë hakerët të hyjnë jo vetëm në llogaritë e Gmail, por edhe në shërbime të tjera që përdorin të njëjtat kredenciale.

Shkelja, e cila ndodhi në prill të këtij viti, u zbulua së fundmi nga “Have I Been Pwned”, një platformë që gjurmon rrjedhjet e të dhënave dhe njofton përdoruesit kur informacioni i tyre është kompromentuar. Sipas ekspertëve, të dhënat u mblodhën nga një sulm shumë më i gjerë që përfshiu informacion nga e gjithë interneti.

Përdoruesit mund të verifikojnë nëse email-i ose fjalëkalimi i tyre është pjesë e sulmit duke përdorur faqen “Have I Been Pwned”. Platforma ka gjurmuar deri tani 917 shkelje të ndryshme dhe mbi 15 miliardë llogari të ekspozuara.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit e Gmail që të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimin e tyre dhe të aktivizojnë “vërtetimin me dy faktorë” për të shtuar një nivel të shtuar sigurie dhe për të parandaluar abuzimin me llogaritë e tyre. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports