Nesër pritet të shpallet vendimi për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, për të cilët Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.
Lidhur me këtë rast, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur neuropsikiatri Sami Rexhepi, i cili ka theksuar rëndësinë e institucioneve shtetërore në trajtimin e rasteve të tilla.
“Shteti i ka instrumentet e veta dhe forcën për të treguar që nuk mund të kalojë diçka pa u dënuar. Kjo shërben edhe si shembull se kemi një shtet vërtet funksional dhe serioz, i cili do të bëjë çdo gjë për të treguar se ndalohen veprimet e ngjashme”, tha Rexhepi.














