Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth kandidaturës së tij për president të vendit. Ai ka thënë se tërhiqet..

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth kandidaturës së tij për president të vendit.

Ai ka thënë se tërhiqet nga kandidatura e tij, në rast se partitë politike do të propozojnë ndonjë emrër jopartak për postin e të parit të shtetit.

“Kryeministri e ka vendosur njëfarë kornize. Të mos jetë drejtpërdrejt i partive politike ky president nëse vendoset konsensual, pra të mos jetë drejtpërdrejt prej kryesive. Për shembull, të mos jetë nënkryetari i tyre apo kështu shumë i afërt, që vjen prej rangjeve, strukturave të partive”, ka deklaruar Konjufca.

Ai është përgjigjur nëse do të ishte i pranueshëm kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Nuk e di, s’kemi folur në këtë dimension. Nëse është politik, Vetëvendosja ka shkuar me propozimin. Më lypshin me qenë kryeparlamentar, tash nuk e di pse s’po ju pëlqen tash president”, ka thënë ai.

Konjufca ka shtuar se nëse diskutohet për president partiak atëherë kjo duhet të bëhet me marrëveshje politike.

“Deri tash nuk o hap ky opsion për president partiak. Deri tash asht hapur për president jo-partiak. Nëse është jopartiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës time. Jap dorëheqje sepse po gjendet një i të gjithëve, kush jam unë me mbyllë rrugë”, ka deklaruar ai. 

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports