Barcelona ka zgjedhur “9-ën” e re

Barcelona po planifikon lëvizje të rëndësishme në repartin ofensiv, me fokus të qartë në afrimin e një sulmuesi që mund të rrisë ndjeshëm efikasitetin para..

1 minute

Read Time

Barcelona po planifikon lëvizje të rëndësishme në repartin ofensiv, me fokus të qartë në afrimin e një sulmuesi që mund të rrisë ndjeshëm efikasitetin para portës.

Klubi katalanas po analizon disa opsione në treg, ndërsa drejtuesit janë të vendosur të bëjnë ndryshime për të forcuar vijën e parë.

Sipas mediave spanjolle, objektivi kryesor i katalanasve mbetet Julián Álvarez, por transferimi i tij shihet i vështirë për shkak të rezistencës së Atlético Madridit.

Si alternativa, në listë janë Joaquín Panichelli dhe Victor Osimhen, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë edhe largimin e njërit prej sulmuesve aktual, Robert Lewandowski apo Ferran Torres për të hapur vend në skuadër.

About the Author