Liverpool ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurt në Champions League, pasi Alexander Isak pritet të mungojë disa javë për shkak të një lëndimi në ijë.
Sulmuesi suedez u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë dhe, sipas “The Guardian” dhe “Sky Sports”, dëmtimi i tij është më serioz se sa u mendua fillimisht.
Trajneri Arne Slot konfirmoi se Isak do të mungojë për një periudhë, duke theksuar se “nëse do të jetë jashtë disa javë, do të jetë një hap prapa i madh për ne”, transmeton Klankosova.tv.
Mjekët e Liverpoolit kanë nisur trajtimin e tij, ndërsa klubi nuk ka përcaktuar ende datën e rikthimit.
Megjithatë, mediat britanike raportojnë se sulmuesi 26-vjeçar do të humbasë disa ndeshje radhazi, përfshirë sfidat e Premier League dhe ato evropiane.
Një mungesë që vjen në një moment të mirë forme për Isak, i cili kishte shënuar katër gola në pesë ndeshjet e fundit për “The Reds”.








