Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë arrestuar Z.S. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, i dyshuari Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës, gjatë periudhës 1998-1999.
Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, sipas Kodit të Procedurës Penale, do të dorëzojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special, kërkesën për paraburgim të të dyshuarit.














