Rasti i rëndë në Majac të Podujevës ka marrë një zhvillim tjetër tragjik, pasi ka ndërruar jetë edhe e dyshuara kryesore për ngjarjen.
Ardita Gashi, e cila po trajtohej në QKUK pasi kishte pësuar plagë nga vetja, nuk ka arritur t’i mbijetojë dhe vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, e cila ishte qëlluar me armë zjarri nga e dyshuara të dielën.
Po ashtu, në këtë rast tragjik ka humbur jetën edhe i dashuri i të dyshuarës, Ilaz Brahimi.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se motivi i këtij incidenti të rëndë ende nuk është i qartë.














