Aksident në Skenderaj, gjashtë persona përfundojnë në spital

Një aksident trafiku i ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt ka rezultuar me disa të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Ngjarja ka..

1 minute

Read Time

Një aksident trafiku i ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt ka rezultuar me disa të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites në rrugën rajonale Skenderaj–Klinë, ku dy automjete janë përfshirë në përplasje, duke shkaktuar lëndime tek gjashtë persona.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, detaje ka dhënë zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu.

“Rreth orës 15:45, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona, si pasojë e aksidentit në trafik në një fshat të Skenderajt. Aktualisht, stafi po i kryen ekzaminimet e nevojshme dhe sipas vlerësimeve fillestare të lënduarit kanë lëndime të lehta trupore. Ekzaminimet Radiologjike janë duke vazhduar për të gjithë të lënduarit!”, deklaroi ai.

Për rastin janë deklaruar edhe nga policia përmes zëdhënësit rajonal, Avni Zaiti.

“Sot, rreth orës 15:00,në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, deklaroi Zaiti.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports