Përleshje në ndeshjen Vjosa–Vushtrria në Shtime, arrestohen dy persona

Një incident është regjistruar gjatë një ndeshjeje futbolli të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Shtime, ku situata ka dalë jashtë kontrollit mes disa shikuesve…

1 minute

Read Time

Një incident është regjistruar gjatë një ndeshjeje futbolli të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Shtime, ku situata ka dalë jashtë kontrollit mes disa shikuesve.

Si pasojë e përleshjes që ndodhi në takimin mes Vjosës dhe Vushtrrisë, policia ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rrahje.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rreth orës 15:10 është policia në Shtime është ka intervenuar në stadiumin e qytetit në Shtime, pasi kishte filluar një përleshje mes shikuesve dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rrahje. Janë intervistuar edhe disa persona të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve. Për veprimet e policisë është njoftuar prokurori i shtetit”.

Përveç të arrestuarve, disa persona të tjerë janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa për rastin janë njoftuar organet kompetente.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports