Një person është ndaluar nga autoritetet në Han të Elezit, pas një urdhërese të lëshuar nga Gjykata për arrestimin e tij.
Sipas informacioneve nga policia, i dyshuari, mashkull kosovar, rezultonte në kërkim dhe pas kapjes është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Rasti është proceduar në përputhje me vendimin e organeve kompetente.














