Pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Bokshiq të Klinës, sot do të zhvillohet ceremonia e varrimit për viktimën.
49-vjeçari Faruk Jusufi, i cili humbi jetën pasi dyshohet se u vra nga vëllai i tij, do të varroset në vendlindjen e tij. Sipas njoftimit nga fshati Bokshiq, varrimi do të bëhet në ora 16:00, në varrezat e fshatit.
Ndërkohë, lidhur me këtë rast, Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.














