Një kompani amerikane e teknologjisë po hedh hapa konkretë drejt përdorimit të robotëve humanoidë në operacione reale ushtarake, duke i testuar ata në kushte të vështira në terren.
Startup-i Foundation Robotics raportohet se ka dërguar në Ukrainë robotët e tij humanoidë Phantom MK1, me synimin për të vlerësuar performancën e tyre në mjedise të rrezikshme, në bashkëpunim me ushtarët.
Kompania po punon paralelisht për t’i përshtatur këto sisteme edhe për përdorim të mundshëm nga Pentagoni, ku robotët mund të ndihmojnë në realizimin e misioneve komplekse ushtarake.
Bashkëthemeluesi i kompanisë ka bërë të ditur se ekziston një komunikim i vazhdueshëm me Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së lidhur me zhvillimin dhe përdorimin e kësaj teknologjie.
Një nga skenarët që po shqyrtohet është edhe përfshirja e robotëve në mbështetje të patrullave përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara.
Eksperimentet në Ukrainë pritet të luajnë rol kyç në përcaktimin e mënyrës se si robotët humanoidë mund të përdoren në operacionet ushtarake të së ardhmes.














