Festa e Bajramit – inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Në prag të festës së Bajramit, autoritetet kanë shtuar kontrollet në treg për të parandaluar abuzimet dhe për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve. Inspektimet po..

1 minute

Read Time

Në prag të festës së Bajramit, autoritetet kanë shtuar kontrollet në treg për të parandaluar abuzimet dhe për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve. Inspektimet po zhvillohen në të gjithë vendin dhe synojnë rritjen e transparencës në aktivitetin tregtar.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se gjatë gjithë javës, duke përfshirë edhe ditën e sotme, ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, ky aksion po vazhdon edhe në prag të festës së Bajramit dhe ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.

Nga ky institucion është bërë e ditur se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.

Po ashtu, përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe krijimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët.

Inspektorati ka bërë të ditur se ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports