Mbi 1 mijë viktima në Liban që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut

Bilanci i viktimave në Liban po vazhdon të rritet si pasojë e përshkallëzimit të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut. Të dhënat më të fundit flasin..

1 minute

Read Time

Bilanci i viktimave në Liban po vazhdon të rritet si pasojë e përshkallëzimit të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut. Të dhënat më të fundit flasin për një situatë alarmante, me humbje të mëdha jetësh njerëzore.

Sipas përditësimit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Liban, numri i të vdekurve ka kaluar shifrën prej 1 mijë personash.

Në këtë përditësim bëhet e ditur gjithashtu se të paktën 118 nga viktimat janë fëmijë.

About the Author