Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, shënon sot ditëlindjen e tij të 55-të. Kjo ditë për të vjen ndërsa ai vazhdon të qëndrojë larg familjes.
Si çdo vit, bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti Selimi, i ka dërguar urimin përmes rrjeteve sociale, duke shprehur mallin dhe krenarinë për të.
“Gëzuar ditëlindjen, Rexhe! Kemi shumë mall dhe krenari për ty”, shkroi ajo.
Rexhep Selimi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë pasi akuzohen për krime lufte.








