Kinematografia shqiptare prezantohet në Itali në festivalin e filmit “Sudestival”

Një mbrëmje e veçantë kushtuar filmit dhe kulturës shqiptare do të zhvillohet në Itali në kuadër të festivalit të filmit “Sudestival”. Aktiviteti synon të sjellë..

2 minutes

Read Time

Një mbrëmje e veçantë kushtuar filmit dhe kulturës shqiptare do të zhvillohet në Itali në kuadër të festivalit të filmit “Sudestival”. Aktiviteti synon të sjellë para publikut historinë dhe zhvillimin e kinemasë shqiptare, duke vënë në fokus trashëgiminë filmike dhe rëndësinë e ruajtjes së saj.

Ngjarja pritet të mbledhë studiues, autorë dhe dashamirë të kinemasë, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin projeksione filmash, prezantime librash dhe diskutime rreth identitetit dhe kujtesës kulturore që përcjell filmi shqiptar.

Në kuadër të festivalit të filmit “Sudestival”, do të zhvillohet sot në mbrëmje eventi “Sguardi d’Albania – Memoria, Identità, Futuro”.

Kjo do të jetë një mbrëmje kushtuar kinematografisë dhe kulturës shqiptare. Programi i veçantë sjell në vëmendje historinë, identitetin dhe perspektivën e kinemasë shqiptare. Aktiviteti do të zhvillohet në Teatro Radar, në qytetin Monopoli, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një seri aktivitetesh që përfshijnë projeksione filmash, prezantime librash dhe diskutime me autorë e studiues.

Mbrëmja kulmon me premierën e versionit të restauruar në 4K të filmit “Gunat përmbi tela”, të regjisorit Muharrem Fejzo. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe do të diskutojnë për procesin e restaurimit dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë filmike:

Eriona Vyshka nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Nicola Barbuti nga Università degli Studi di Bari Aldo Moro / Dabimus srl
Resmie Hallulli nga Fondazione Gramsci di Puglia
Eva Meksi nga Le Aquile di Seta

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim mes Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Fondazione Gramsci di Puglia dhe partnerëve të tjerë, duke sjellë në Itali një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kinematografike. Kjo do të jetë një mundësi për të parë nga afër historinë e kinemasë shqiptare dhe për të reflektuar mbi rolin e saj në kujtesën dhe identitetin kulturor.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports