AAK-ja paralajmëron konferencë për media nesër në oborrin e Kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të organizojë një konferencë për media në Kuvendi i Kosovës…

1 minute

Read Time

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të organizojë një konferencë për media në Kuvendi i Kosovës.

Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca pritet të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e organizimit të kësaj paraqitjeje para mediave.

Në konferencë do të flasë Besnik Tahiri, i cili mban postin e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së.

“Të nderuara media,

Ju njoftojmë se nesër, në ora 10:00, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga Sheshi Ibrahim Rugova).

Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje”.

About the Author