Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë pas zhvillimeve në botë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash. Takimi u fokusua në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s, si dhe në zhvillimet që lidhen me sigurinë në vend.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se, në fillim të takimit, komandanti Ulutash e uroi Kurtin për mandatin e ri qeverisës, ndërsa të dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit u trajtua edhe situata e sigurisë, në një kohë kur zhvillimet dhe ndryshimet në botë mund të paraqesin sfida të reja për stabilitetin. Me këtë rast, kryeministri Kurti vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s”, thuhet në komunikatë.

Ai gjithashtu e falënderoi komandantin e KFOR-it për kontributin dhe rolin e tij në udhëheqjen e KFOR-it, si dhe për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Të ngjashme:

Gjendet i vdekur 80-vjeçari nga Rahoveci që ishte raportuar i zhdukur
  • March 11, 2026

Pas disa ditësh kërkimesh, është gjetur pa shenja jete Alush Kastrati, 80 vjeç, nga fshati Zatriq i Rahovecit. Ai ishte raportuar i zhdukur që nga data 7 mars, ndërsa familjarët…

Vazhdo lëximin...
Ngjarja e rëndë në Zvicër, gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus, dyshohet për akt të qëllimshëm
  • March 11, 2026

Një incident tragjik ndodhi të martën në Zvicrën perëndimore, ku një autobus u përfshi nga flakët duke shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë pas zhvillimeve në botë

  • March 11, 2026
Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë pas zhvillimeve në botë

Gjendet i vdekur 80-vjeçari nga Rahoveci që ishte raportuar i zhdukur

  • March 11, 2026
Gjendet i vdekur 80-vjeçari nga Rahoveci që ishte raportuar i zhdukur

Këto krijesa mikroskopike mund të jetojnë në Hënë

  • March 11, 2026
Këto krijesa mikroskopike mund të jetojnë në Hënë

Italia blen për 30 milionë euro një portret të rrallë të Caravaggios

  • March 11, 2026
Italia blen për 30 milionë euro një portret të rrallë të Caravaggios

Çmimi i naftës nis të bjerë në tregjet ndërkombëtare