Gjendet i vdekur 80-vjeçari nga Rahoveci që ishte raportuar i zhdukur

Pas disa ditësh kërkimesh, është gjetur pa shenja jete Alush Kastrati, 80 vjeç, nga fshati Zatriq i Rahovecit. Ai ishte raportuar i zhdukur që nga..

1 minute

Read Time

Pas disa ditësh kërkimesh, është gjetur pa shenja jete Alush Kastrati, 80 vjeç, nga fshati Zatriq i Rahovecit. Ai ishte raportuar i zhdukur që nga data 7 mars, ndërsa familjarët dhe autoritetet kishin nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga policia, trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur disa kilometra larg fshatit Zatriq.

Për rastin, policia ka dhënë detaje përmes një komunikate për media.

“Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports