Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e fundit, kjo çështje është rikthyer në vëmendje pas deklaratave të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila shprehu gatishmërinë e Kosovës për t’u furnizuar me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet më të varura nga qymyri në Evropë, pasi rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga dy termocentralet e vjetra “Kosova A” dhe “Kosova B”. Këto dy objekte konsiderohen njëkohësisht edhe ndër ndotësit më të mëdhenj industrialë në vend.

Deklarimin e saj, Rizvanolli e bëri gjatë pjesëmarrjes në Samitin Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, i cili u mbajt më 24 shkurt në Uashington.

Siguria kombëtare është siguri energjetike dhe bashkëpunimi me shtetet partnere është “vendimtar për një sektor energjetik të sigurt”, tha ajo.

Samiti Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit është një iniciativë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor për furnizim më të sigurt me gaz, zgjerimin e infrastrukturës energjetike dhe zvogëlimin e varësisë nga gazi rus.

Së fundmi, kësaj platforme iu bashkuan edhe Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia, duke u bërë pjesë e një grupi prej më shumë se dhjetë shtetesh që janë në kërkim të alternativave të reja për furnizim me gaz.

Rëndësia e kësaj nisme u rrit ndjeshëm sidomos pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, duke e shndërruar sigurinë energjetike në një prioritet strategjik për shumë shtete evropiane.

Shumë vende të Evropës Juglindore aktualisht furnizohen me gaz rus përmes tubacionit Rrjedha Turke, i cili kalon përmes Detit të Zi, Turqisë, Bullgarisë dhe Serbisë deri në Hungari.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të rrisin praninë në tregun evropian të gazit përmes të ashtuquajturit Korridori Vertikal, duke shfrytëzuar ose zgjeruar infrastrukturën ekzistuese energjetike në rajon.

Megjithatë, për Kosovën përfshirja në këtë rrjet mbetet ende një perspektivë më e largët.

Pa rrjet gazi dhe pa infrastrukturë

Aktualisht, Kosova nuk posedon rrjet gazsjellësish për shpërndarjen e gazit natyror dhe nuk ka as një sistem të ndërtuar institucional për menaxhimin e këtij sektori.

Ndryshe nga shumica e vendeve të rajonit, Kosova nuk është e lidhur me asnjë rrjet ndërkombëtar të gazit.

Admir Shala, menaxher i zhvillimit në kompaninë energjetike “Codema” në Dublin të Irlandës, vlerëson se ndërtimi i një infrastrukture të tillë në afat të mesëm është vështirë i realizueshëm.

Sipas tij, për të filluar furnizimin me gaz natyror, Kosova duhet të ndërtojë një sistem të plotë, duke përfshirë si infrastrukturën fizike ashtu edhe institucionet rregullatore.

“Strategjia e Energjisë 2022-2031 përmend vetëm hartimin e një masterplani për gazin, por pa vendime konkrete për realizimin e tij”, thotë Shala.

Ndërkohë, Burim Ejupi nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP në Prishtinë, deklarimin e ministres Rizvanolli e sheh si një sinjal pozitiv.

“Infrastruktura e gazit është e kufizuar, por fjalët e ministres na japin shpresë se Qeveria po i rikthehet gazit dhe projektit të gazit”, thotë Ejupi.

Sipas tij, gazi natyror mund të shërbejë si një burim tranzicioni energjetik që do ta ndihmonte Kosovën ta ulë gradualisht varësinë nga qymyri dhe të kalojë drejt burimeve më të pastra të energjisë.

Në strategjitë energjetike evropiane, gazi shpesh konsiderohet si një “karburant tranzicioni”, i cili mund të zëvendësojë përkohësisht qymyrin derisa të rritet prodhimi nga burimet e ripërtëritshme, si energjia diellore dhe ajo e erës.

Të ngjashme:

ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...
Miliona euro për zgjedhje në Kosovë, paralajmërohen kosto të reja nëse vendi shkon sërish në votime
  • March 8, 2026

Proceset zgjedhore në Kosovë kanë shoqëruar vazhdimisht skenën politike gjatë vitit të kaluar, duke sjellë edhe shpenzime të konsiderueshme nga buxheti i shtetit. Vetëm gjatë vitit të fundit janë mbajtur…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës