Osmani në pritje të Kushtetueses për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen. Kjo..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen. Kjo u bë e ditur nga këshilltari i saj, Bekim Kupina, i cili theksoi se Presidenca po respekton procesin ligjor dhe është në koordinim me organin më të lartë kushtetues.

Kupina sqaroi se gjatë takimit konsultativ të mbajtur me partitë, ato u informuan se Osmani do të presë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai shtoi: “Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar të hënën një ankesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Ky informacion u bë publik nga shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arbërie Nagavci.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports