Lëvizja Vetëvendosje pritet ta dërgojë sot në Gjykatën Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, të shpallur nga presidentja Vjosa Osmani. Nga kjo parti bëhet e ditur se përgatitjet për këtë hap janë në fazën përfundimtare.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se gjatë ditës dokumentet do të dorëzohen në Kushtetuese.
Në një prononcim për media, Nagavci tha se si parti janë ende në finalizimin e shkresave.
“Jemi në finalizim të shkresave dhe sot gjatë ditës e dërgojmë. Një është dërgu vetëm tashmë”, tha ajo.







