Murati: Paga e 13-të pritet të ekzekutohet bashkë me pagën e marsit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se punonjësit e sektorit publik pritet të marrin pagën e 13-të së bashku me pagën e muajit mars…

1 minute

Read Time

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se punonjësit e sektorit publik pritet të marrin pagën e 13-të së bashku me pagën e muajit mars. Sipas tij, tashmë nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për realizimin e kësaj pagese.

Ai bëri të ditur se Ligji për Buxhetin ka hyrë në fuqi, duke hapur rrugën për procedurat teknike që nevojiten për ekzekutimin e pagesës shtesë për punonjësit e administratës publike.

Gjatë një interviste në emisionin Pressing, Murati theksoi se përgatitjet janë duke u zhvilluar dhe se pagesa pritet të realizohet në të njëjtën kohë me pagën mujore të marsit.

“Tashmë e kemi Ligjin në fuqi, dhe nuk ka pengesa sa i përket ekzekutimit të pagës së 13’të, e cila besoj me përgatitjet teknike do të arrihet të ekzekutohet me pagën e muajit mars”, ka deklaruar Murati.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports