Vjosa Osmani shpërndan Parlamentin pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, ky është dekreti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, pas dështimit të institucioneve për të zgjedhur presidentin e ri të vendit…

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, pas dështimit të institucioneve për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Ky vendim shënon hapin zyrtar drejt organizimit të zgjedhjeve të reja.

Gjatë një konference për media, Osmani tha se ky proces ishte i domosdoshëm dhe se situata mund të ishte shmangur. “Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe për këtë shtet që ata nuk zgjodhën interesin e Republikës së Kosovës. Andaj sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam nxjerrë dekretin për shpërndarje të Kuvendit dhe nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtues i cili është i përcaktuar qartë”, tha presidentja.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports