Cakolli: Afati për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së është i ngushtë

Eugen Cakolli nga Instituti për Politika Zhvillimore (KDI) ka komentuar situatën aktuale rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e përgatitjeve institucionale, pavarësisht..

1 minute

Read Time

Eugen Cakolli nga Instituti për Politika Zhvillimore (KDI) ka komentuar situatën aktuale rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e përgatitjeve institucionale, pavarësisht nëse vendi do të ketë zgjedhje të reja apo jo.

Në një postim në Facebook, Cakolli shkruan se institucionet duhet të sigurohen që të paktën procesi i përgatitjes për zgjedhje të mos vihet në pikëpyetje. Ai thekson rëndësinë e qartësisë për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e cila lidhet drejtpërdrejt me ciklin zgjedhor dhe duhet të pasqyrojë rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Pas certifikimit të rezultateve më 9 shkurt, ligji përcakton një procedurë deri në 42 ditë për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, sipas përbërjes së re të Kuvendit. Presidentja ka pasur 30 ditë afat – që skadon më 11 mars – për t’u kërkuar partive parlamentare nominimet. Këto të fundit kanë një javë për t’i dorëzuar emrat, ndërsa emërimi bëhet brenda pesë ditëve nga Presidentja”, shkruan Cakolli.

Ai shton se me skenarin gjithnjë e më të mundshëm të zgjedhjeve të reja, “kjo do të thotë se afati ligjor për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së është tashmë jashtëzakonisht i ngushtë”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports