DHTIK-ja kundër fazës së dytë të liberalizimit të tregut të energjisë, kërkon ndërhyrje urgjente nga Kuvendi

Faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, e planifikuar të nisë në muajin prill, po has në kundërshtim të hapur nga përfaqësuesit..

1 minute

Read Time

Faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, e planifikuar të nisë në muajin prill, po has në kundërshtim të hapur nga përfaqësuesit e bizneseve në vend. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka dalë me reagim publik, duke e cilësuar procesin si të papërgatitur dhe të dëmshëm për ekonominë.

Në qëndrimin e saj, Dhoma kundërshton planin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për mënyrën e realizimit të kësaj faze, duke theksuar se forma e zgjedhur për liberalizim është e gabuar. Sipas saj, procesi është ndërmarrë pa analiza paraprake, me mungesë të mekanizmave kontrollues dhe me një sërë shkeljesh të konstatuara nga Gjykata Supreme e Kosovës.

DHTIK thekson se kompanitë që u përfshinë në liberalizim gjatë vitit të kaluar janë përballur me fatura deri në trefish më të larta për energjinë elektrike, si dhe me reduktime të ashpra të furnizimit. Si rrjedhojë, ato kanë pësuar dëme të konsiderueshme financiare dhe operacionale, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e bizneseve dhe vendet e punës.

Po ashtu, Dhoma i referohet të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat sipas saj konfirmojnë rritjen e çmimeve dhe të kostos së prodhimit, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e importit.

Në fund, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe komisioneve përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të mbajtur përgjegjës akterët e sektorit të energjisë, para se pasojat të bëhen të parikuperueshme.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports