Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë pas zhvillimeve në Lindje të Mesme

Të shtunën, kryeministri Albin Kurti thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për të diskutuar situatën e sigurisë në Lindjen e..

1 minute

Read Time

Të shtunën, kryeministri Albin Kurti thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për të diskutuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Gjatë mbledhjes, Kurti riafirmoi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen e veprimeve amerikane ndaj objektivave të regjimit të Ajatollahëve, duke i vlerësuar si masa për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të kufizuar kapacitetet destabilizuese në rajon.

Po ashtu, u bë e ditur se institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke monitoruar vazhdimisht zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Kryeministri bëri thirrje për qetësi te qytetarët dhe i inkurajoi ata që të informohen vetëm përmes kanaleve zyrtare dhe burimeve të besueshme, duke shmangur dezinformatat dhe propagandën që synojnë destabilizimin dhe tensionimin e vendit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports