1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi në Emiratet e Bashkuara: Nuk ka vend për panik

Ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi, ka bërë të ditur se rreth 1,500 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Dubai dhe qytete..

1 minute

Read Time

Ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi, ka bërë të ditur se rreth 1,500 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Dubai dhe qytete të tjera të vendit, duke theksuar se për momentin nuk ka nevojë për një evakuim emergjent.

Ai shpjegoi se sulmet e papritura iraniane kishin një efekt të menjëhershëm, megjithëse lidershipi lokal ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me planet e Iranit. “Ka qenë e papritur dhe e pa parashikueshme… këto vende nuk do të lejojnë asnjë sulm nga territoret e tyre”, tha Kurtezi, duke shtuar se kjo ka krijuar një impakt të menjëhershëm.

Ambasadori bëri të ditur gjithashtu se përveç 1,500 rezidentëve, mund të ketë edhe rreth 2,000 shqiptarë që udhëtojnë në vend pa pasur nevojë për vizë. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, i qetësojmë dhe kërkojmë rrugë alternative për lëvizjen e tyre, pasi hapësira ajrore është e kufizuar për shkak të mbrojtjes raketore të Emirateve dhe vendeve fqinje”, shtoi Kurtezi.

Ai theksoi se situata mbetet nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Hapja e hapësirës ajrore varet jo vetëm nga Emiratet, por edhe nga vendet fqinje si Arabia Saudite, Katari dhe Kuvajti, prandaj evakuimi për momentin nuk është i mundur.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports