Ekspertët e energjetikës kërkon ulje të tarifave të rrymës pas eksportit

Të dhënat për tregtinë e energjisë elektrike gjatë vitit 2025 kanë nxitur debat për tarifat që paguajnë qytetarët. Kosova ka shitur rrymë në vlerë mbi..

1 minute

Read Time

Të dhënat për tregtinë e energjisë elektrike gjatë vitit 2025 kanë nxitur debat për tarifat që paguajnë qytetarët. Kosova ka shitur rrymë në vlerë mbi 55 milionë euro, ndërsa ka blerë rreth pesë herë më shumë se kjo shifër.

Sipas deputetes së LDK-së dhe anëtares së Komisionit për Ekonomi, Janina Ymeri, ky fakt duhet të merret parasysh në përcaktimin e çmimeve të reja. Ajo ka kërkuar që faturat që pritet të ndryshojnë në muajin mars të jenë më të ulëta.

Edhe eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç, vlerëson se të ardhurat nga shitja e energjisë jashtë vendit duhet të reflektohen në tarifa më të favorshme për konsumatorët në Kosovë.

Ymeri thekson se eksporti i tepricave duhet të njihet në llogaritje dhe, sipas saj, nuk ka bazë për kosto shtesë.

Nga ana tjetër, opozita paralajmëron se nuk do të qëndrojë duarkryq gjatë kësaj legjislature sa herë që do të diskutohet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports