Sulmet e sotme në Iran kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore, me 201 persona të vrarë dhe 747 të plagosur, sipas raportimeve nga zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, Mojtaba Khaledi.
Ai bëri me dije se goditjet kanë prekur 24 nga 31 provincat e vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke përfshirë një pjesë të madhe të popullsisë në këto zona. Situata mbetet kritike ndërsa autoritetet vazhdojnë të menaxhojnë emergjencën.







