Osmani përkujton viktimat e Likoshanit dhe Qirezit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ngjarjet e 28 shkurtit 1998, kur regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më brutale të terrorit..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ngjarjet e 28 shkurtit 1998, kur regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më brutale të terrorit shtetëror në vend, duke vrarë 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit, përfshirë 20 civilë dhe katër dëshmorë të UÇK-së.

Osmani theksoi se kjo masakër ishte një përpjekje e dhunshme për të shuar shpirtin e lirisë që po lulëzonte në Drenicë dhe në mbarë Kosovën. Sipas saj, gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u shndërrua në thirrje për qëndresë, dinjitet dhe liri, duke u bërë pjesë e themelit të rrugëtimit drejt çlirimit dhe ndërtimit të shtetit.

Presidentja nënvizoi se kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të këtyre fshatrave është amanet për drejtësi dhe ruajtjen e lirisë. “Lavdi e përjetshme të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit”, përfundoi Osmani.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports