Pas hedhjes së shortit për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, parashikimet statistikore e vendosin Arsenalin si kandidatin kryesor për trofeun. Sipas llogaritjeve të superkompjuterit të Opta-s, skuadra londineze ka shanset më të larta për të ngritur për herë të parë kupën evropiane.
Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta, që aktualisht kryeson në Premier League, është në garë për katër trofe këtë sezon. Shorti i fazës me eliminim direkt ka rritur më tej optimizmin për një rrugëtim deri në finalen e planifikuar në Budapest.
Arsenali do të përballet me Bayer Leverkusen në raundin e ardhshëm. Në rast kualifikimi, londinezët do të ndeshen në çerekfinale me fituesin e çiftit Bodo/Glimt – Sporting Lisbon.
Në gjysmëfinale, kundërshtarët e mundshëm janë fituesit e dueleve Newcastle – Barcelona ose Atlético Madrid – Tottenham. Ndërkohë, 10 fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve, përfshirë Chelsea, Bayern Munich, Liverpool, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, ndodhen në anën tjetër të shortit.
Sipas të dhënave të Opta-s, Bayern Munich konsiderohet rivali më i afërt i Arsenalit, me 14.3 për qind shanse për titull, ndërsa londinezët vlerësohen me 27.4 për qind.
Parashikimi i superkompjuterit të Opta-s:
Arsenal – 27.4%
Bayern Munich – 14.3%
Liverpool – 12.8%
Manchester City – 10.8%
Barcelona – 7.7%
Chelsea – 6.9%
Newcastle United – 4.7%
Paris Saint-Germain – 4.6%
Real Madrid – 2.8%
Sporting CP – 2.7%
Atlético de Madrid – 2.0%
Tottenham Hotspur – 1.2%
Atalanta – 1.1%
Bayer Leverkusen – 0.5%
Bodø/Glimt – 0.4%
Galatasaray – 0.2%








