Hidhet shorti për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Shorti i fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ka përcaktuar përballjet që do të sjellin duele të forta mes klubeve më të..

1 minute

Read Time

Shorti i fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ka përcaktuar përballjet që do të sjellin duele të forta mes klubeve më të mëdha evropiane. Kjo fazë pritet të dhurojë ndeshje spektakolare dhe rivalitete të njohura.

Kampioni në fuqi, Paris Saint-Germain, do të përballet me Chelsea, skuadrën që e kishte mposhtur në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Newcastle United do të ketë përballë gjigantin katalunas Barcelona, ndërsa Liverpool do të ndeshet me Galatasaray.

Një tjetër duel interesant do të jetë mes Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur, teksa Bodo/Glimt do të përballet me Sporting CP.

Derbi i madh i kësaj faze do të jetë përballja mes Real Madrid dhe Manchester City, një duel që është bërë i zakonshëm në vitet e fundit në këtë kompeticion.

Në çiftet e tjera, Atalanta do të luajë kundër Bayern Munich, ndërsa Arsenal do të përballet me Bayer Leverkusen.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports