Më 3 mars shfaqet eklipsi i plotë hënor, “hëna e përgjakur” do të zgjasë 58 minuta

Një fenomen i rrallë astronomik pritet të ndodhë natën e 3 marsit, kur qielli do të ofrojë pamjen e një eklipsi të plotë hënor. Për..

1 minute

Read Time

Një fenomen i rrallë astronomik pritet të ndodhë natën e 3 marsit, kur qielli do të ofrojë pamjen e një eklipsi të plotë hënor. Për rreth 58 minuta, hëna do të marrë nuanca të kuqërremta, duke krijuar spektaklin e njohur si “hëna e përgjakur”.

Eklipsi hënor i plotë ndodh kur Toka pozicionohet mes Hënës dhe Diellit. Në këtë rast, Hëna futet në hijen e Tokës dhe drita e vetme që arrin në sipërfaqen e saj kalon përmes atmosferës së Tokës, e cila e filtron dhe e kthen në ngjyrë të kuqe, duke i dhënë kështu pamjen karakteristike.

Ky fenomen nuk do të jetë i dukshëm në të gjithë globin. Ai do të mund të shihet nga gjysma e Amerikës së Veriut, Australia dhe vendet e Paqësorit.

Ndryshe nga eklipset diellore, eklipset hënore janë të sigurta për t’u vëzhguar me sy të lirë. Gjatë këtij procesi, hëna kalon gradualisht nga drita e saj e zakonshme e argjendtë në një të kuqe të errët.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports