Murat Jashari mohon kandidaturën për president: “S’kam ambicie politike”

Spekulimet për një emër të ri në garën për president të Kosovës kanë qarkulluar ditët e fundit në opinionin publik. Në mesin e emrave të..

1 minute

Read Time

Spekulimet për një emër të ri në garën për president të Kosovës kanë qarkulluar ditët e fundit në opinionin publik. Në mesin e emrave të përfolur ishte edhe një anëtar i familjes Jashari.

Megjithatë, Murat Jashari ka hedhur poshtë zërat se mund të kandidojë për të parin e shtetit, duke mohuar çdo ambicie për një angazhim të tillë politik.

Ai deklaroi se nuk ka synime për të marrë një pozitë të tillë dhe e bëri të qartë qëndrimin e tij.

“Ju kam treguar se s’kam ambicie politike. Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve. Po në mes të qenit në pozita publike dhe profesionit që kam dhe pjesë e familjes që jam unë i zgjedhi këto të tjerat”, u shpreh Jashari gjatë kësaj interviste.

About the Author