Aksident në Bresje mes dy veturave dhe një autobusi, tre të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë–Pejë, në zonën e Bresjes, ku janë përfshirë dy automjete dhe një autobus, duke shkaktuar lëndime..

1 minute

Read Time

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë–Pejë, në zonën e Bresjes, ku janë përfshirë dy automjete dhe një autobus, duke shkaktuar lëndime tek tre persona. Autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lajmin e konfirmoi Daut Hoxha, zëdhënës i Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi gjithashtu: “Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports