QKUK vendos tarifë për përcjellësit e pacientëve mbi 15 vjeç

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka vendosur që përcjellësit e pacientëve mbi moshën 15 vjeç të paguajnë një tarifë prej tre eurosh për natë..

1 minute

Read Time

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka vendosur që përcjellësit e pacientëve mbi moshën 15 vjeç të paguajnë një tarifë prej tre eurosh për natë gjatë qëndrimit në klinikat e institucionit. Ky vendim do të zbatohet në të gjitha klinikat, përveç Klinika e Onkologjisë dhe atyre ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje.

“Pavarësisht se pacientët mund të jenë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së, përjashtim nga pagesa bëjnë gjithashtu përcjellësit e pacientëve nën moshën 15 vjeç. Sa i përket pacientëve me sëmundje kronike, ju njoftojmë se menaxhmenti i QKUK-së është duke zhvilluar diskutime të brendshme dhe ndërinstitucionale lidhur me çështjen e bashkëpagesave për këtë kategori”, thuhet në njoftim.

Qëllimi i kësaj mase, sipas institucionit, është “reduktimi i numrit të përcjellësve brenda klinikave, me synim përmirësimin e funksionimit normal të shërbimeve shëndetësore, ruajtjen e rendit, si dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për pacientët dhe stafin mjekësor”.

Po ashtu, QKUK inkurajohet të sigurojë kushte minimale për përcjellësit, përfshirë vende për ulje dhe hapësira të përshtatshme, veçanërisht në klinikat ku pacientët janë në trajtim post-operativ ose kërkojnë kujdes të veçantë. Sipas institucioni, “bashkëpagesa për përcjellësit nuk zëvendëson në asnjë rrethanë kujdesin infermieror dhe shërbimet profesionale shëndetësore që u ofrohen pacientëve”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports