Ndeshja e fundit e Milanit kundër Parmas në “San Siro” u shënua nga një incident i rëndë për mesfushorin Ruben Loftus-Cheek, i cili pësuar një lëndim serioz. Humbja 1-0 u ndërlikua për skuadrën kuqezi, pasi 30-vjeçari u përplas me portierin kundërshtar gjatë lojës.
Loftus-Cheek ka pësuar frakturë alveolare (thyerje e pjesës kockore ku mbahen dhëmbët) dhe ka humbur disa dhëmbë. Ai u largua nga fusha me barrelë dhe u dërgua menjëherë në spital për ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas mediave italiane, mesfushori do të mungojë disa muaj, një lajm i keq jo vetëm për Milanin në këtë periudhë të rëndësishme të Serie A, por edhe për Kombëtaren e Anglisë, ku ishte rikthyer në planet e trajnerit Thomas Tuchel.
Përveç mungesës në klub, lëndimi i Loftus-Cheek vë në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen e tij në Botërorin e këtij viti me “Tre Luanët”.








