Konjufca takohet me diplomaten amerikane Annu Prattipati, diskutuan për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së..

1 minute

Read Time

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati. Ky ishte takimi i parë i Konjufcës në detyrën e tij të re, ku mori urimet nga diplomatja amerikane dhe zhvilloi një bashkëbisedim mbi temat me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, Konjufca prezantoi vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme të MPJD-së për mandatin e ri, duke theksuar orientimin strategjik të vendit.

Sipas njoftimit të Ministrisë, u diskutua gjithashtu për proceset politike pas themelimit të institucioneve të reja, ndërsa u riafirmua se bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet një vendim i pandryshueshëm i institucioneve të Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports