Kosova dhe Irlanda forcojnë bashkëpunimin politik para Presidencës irlandeze të BE-së

Në prag të marrjes së Presidencës irlandeze të Bashkimit Evropian, Kosova dhe Irlanda konfirmuan angazhimin e tyre për të forcuar partneritetin dhe për të vazhduar..

1 minute

Read Time

Në prag të marrjes së Presidencës irlandeze të Bashkimit Evropian, Kosova dhe Irlanda konfirmuan angazhimin e tyre për të forcuar partneritetin dhe për të vazhduar dialogun e rregullt politik në funksion të stabilitetit, sigurisë dhe avancimit të agjendës evropiane.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se takimi u zhvillua në Dublin, ku delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, Mentor Tahiri, u prit nga pala irlandeze, e drejtuar nga drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, Frank Smyth.

Sipas njoftimit, ky takim u konsiderua një hap i rëndësishëm në avancimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. Gjatë konsultimeve, u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë dhe Irlandë, marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për avancimin e tyre, procesi i integrimit evropian të Kosovës, situata në Ballkanin Perëndimor, si dhe sfidat globale të sigurisë.

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit shumëpalësh brenda organizatave dhe forumeve ndërkombëtare për të mbështetur qëllimet e përbashkëta të dy vendeve.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports