Hajrulla Çeku, ish-ministër i Kulturës, ka marrë sot detyrën e re si udhëheqës i dikasterit qeveritar të arsimit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka falënderuar ministren e mëparshme, Arbërie Nagavci, duke i uruar suksese në rolin e ri si Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE.
“Sot e pranova detyrën e re. E falënderoj ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci, për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në detyrën e radhës me shumë përgjegjësi,” shkroi Çeku.
Ai gjithashtu theksoi angazhimin e tij ndaj arsimit dhe shkencës: “Çdo ditë të shërbimit tim ndaj arsimit e shkencës do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë moral e profesional. Punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim, nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re. Na priftë e mbara!”







