Prokurori Tieger: Mbrojtja u përpoq ta shmangte rolin e vërtetë të katërshes së UÇK-së

Seanca në Gjykatën Speciale ka rifilluar pas një pauze me paraqitjen e argumenteve të Prokurorisë së Specializuar lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime..

2 minutes

Read Time

Seanca në Gjykatën Speciale ka rifilluar pas një pauze me paraqitjen e argumenteve të Prokurorisë së Specializuar lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në rastin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori i ZPS-së, Alan Tieger, deklaroi se paraqitja e të akuzuarve si pjesë e mijëra personave që iu bashkuan UÇK-së për liri, sipas tij, është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për rolet që ata kanë pasur si themelues dhe anëtarë kyç të Shtabit të Përgjithshëm. Ai theksoi se autoriteti i tyre është përdorur për një “qëllim kriminal të përbashkët”.

“Do të filloj parashtrimet e Prokurorisë sot. Në një formë apo në një tjetër, mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre si me qëllime të mira, që nuk kishin pushtet. Psh, mbrojtja e Veselit e përshkroi klientin e tyre si një ushtar i përkushtuar në një kohë të vuajtje të mëdha, si një i diplomuar i ri, pa stërvitje ushtarake dhe me bindjen për të luftuar për lirinë e Kosovës dhe të ardhmen e tyre, pa autoritarizëm dhe brutalitet. Kjo i nderuar gjykatës nuk është krim dhe ZPS nuk e ka thënë kurrë këtë gjë.

Por t’i paraqesësh të akuzuarit si disa prej mijëra të tjerëve që iu bashkuan UÇK-së për të luftuar për liri është përpjekje për t’iu shmangur roleve të tyre të vërteta, si pionierë, si themeluese, si anëtarë kyç të Shtabit të Përgjithshëm, role që ata i kanë pranuan në mënyrë të përsëritur.

Ata u shmangen këto roleve, nuk i pranojnë sepse veprimet e tyre, duke përdorur autoritetin e tyre dhe përpjekjet e tyre individuale, pasqyrojnë qëllimin kriminal të përbashkët dhe angazhimin e tyre ndaj tij. Ata që besojnë në të vërtetë në kauzën e tyre dhe aftësinë e tyre për të arritur atë, kanë pretenduar se kanë të drejtë që të merren në mënyrë të pamëshirshme me ata që konsideroheshin se e pengonin arritjen e kësaj.

Provat, qëllimet dhe krimet që pasuan si rezultat i tyre, pasqyrohen në prova të shumta dhe nuk mund të shpërfillen apo të mohohen, pak rëndësi ka, sa ashpër luftuan që këto prova të shikohen në mënyrë të izoluar.”

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports