Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, në fokus të takimit Kurti-Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti me ceremoni zyrtare kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për një takim bilateral që u fokusua në forcimin e marrëdhënieve..

1 minute

Read Time

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti me ceremoni zyrtare kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për një takim bilateral që u fokusua në forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimin në projekte strategjike.

Gjatë takimit, u diskutuan marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja që ofron ky mandat i ri i dy qeverive. Kryeministri Rama uroi Kurti-n për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e qeverisë, ndërsa Kurti shprehu mirënjohje dhe vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit në shërbim të qytetarëve dhe interesit kombëtar.

Bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy vendeve përfshin njësimin e teksteve shkollore, projektet kulturore mbarëkombëtare, zhvillimin e projekteve infrastrukturore si hekurudha Prishtinë-Durrës, lehtësimin e lëvizjes në zonat kufitare, njohjen e diplomave, si dhe bashkëpunim në fushat e energjisë, sigurisë, sportit, transportit, turizmit dhe zhvillimit ekonomik.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports