Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Një tjetër shtet amerikan i është bashkuar përkujtimit institucional të pavarësisë së Kosovës. Ambasada e Kosovës në Uashington ka bërë të ditur se shteti i..

1 minute

Read Time

Një tjetër shtet amerikan i është bashkuar përkujtimit institucional të pavarësisë së Kosovës. Ambasada e Kosovës në Uashington ka bërë të ditur se shteti i Arizonas ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Faleminderit Guvernatores Katie Hobbs për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Arizona”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Guvernatores theksohet se “Shteti i Arizonës është i nderuar të qëndrojë pranë shqiptaro-amerikanëve në mbarë shtetin për të përkujtuar 17 shkurtin 2008 si Ditën e Pavarësisë së Kosovës”.

Dokumenti rikujton se “më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës shpalli zyrtarisht pavarësinë në Prishtinë”, duke e cilësuar këtë moment si një hap historik të mbështetur në “parimet e sovranitetit dhe vetëvendosjes”.

Po ashtu, vlerësohet kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan, ku thuhet se “shqiptaro-amerikanët vazhdojnë të formësojnë strukturën e larmishme shoqërore dhe ekonomike të Arizonës”.

Në përfundim, Guvernatorja Hobbs shpall zyrtarisht 17 shkurtin 2026 si “Dita e Pavarësisë së Kosovës në Arizona”, duke e njohur këtë datë në nivel shtetëror dhe duke riafirmuar mbështetjen për vlerat e lirisë dhe pavarësisë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports