Sonte në orën 19:00 seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryetarja Albulena Haxhiu ka njoftuar për hapat e radhës që do të ndërmerren në legjislativ. Ajo bëri..

1 minute

Read Time

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryetarja Albulena Haxhiu ka njoftuar për hapat e radhës që do të ndërmerren në legjislativ. Ajo bëri të ditur se gjatë mbrëmjes do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Sipas saj, seanca do të nisë në orën 19:00, ndërsa në të do të bëhen të ditura emrat e kryesuesve të komisioneve parlamentare dhe ndarja e tyre mes subjekteve politike.

“Në orën 19:00 do të njoftoheni se kush kryeson dhe kush do të kryesojë këto komisione parlamentare, por ajo që është e rëndësishme është se Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione, PDK tri, LDK dy, Lista Serbe një dhe Grupi Multietnik do ta kryesojë një komision. Po ashtu miratuam që të trajtohet kërkesa e Qeverisë për ndarjen buxhetore për muajin mars 1/12-ta sipas Ligjit të Qeverisë dhe në anën tjetër rregulloren e punës së Qeverisë”, tha ajo.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports