Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin doganor për lehtësimin e tregtisë dhe zhvillimin ekonomik

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve doganore të Kosovës dhe Shqipërisë po synon një fazë të re avancimi, me theks të veçantë në lehtësimin e tregtisë dhe rritjen..

2 minutes

Read Time

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve doganore të Kosovës dhe Shqipërisë po synon një fazë të re avancimi, me theks të veçantë në lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e efikasitetit operacional. Në këtë kuadër, krerët e dy administratave doganore zhvilluan një takim zyrtar për të diskutuar prioritetet e përbashkëta dhe hapat e ardhshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, priti në takim homologun e tij nga Shqipëria, Besmir Beja, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e agjendës së përbashkët në fushën doganore.

Gjatë takimit u vlerësua progresi i arritur ndër vite dhe niveli i lartë i koordinimit institucional, i cili ka ndikuar në përmirësimin e procedurave, rritjen e efikasitetit operacional dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua funksionimit të Zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, si dhe zbatimit të sistemit One Stop Shop në pikën kufitare Morinë. Këta mekanizma u cilësuan si modele të suksesshme bashkëpunimi, pasi kanë reduktuar kohën e pritjes, ulur kostot për bizneset dhe lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe pasagjerëve.

Drejtori Llugaliu theksoi rëndësinë strategjike të pranisë së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, duke e konsideruar këtë një instrument kyç për fuqizimin e pozitës konkurruese të operatorëve ekonomikë të Kosovës dhe për rritjen e qasjes në tregjet rajonale dhe më gjerë.

Në diskutime u trajtuan edhe prioritetet për digjitalizimin, avancimin e shkëmbimit elektronik të të dhënave dhe forcimin e bashkëpunimit në hetime të përbashkëta, me synim rritjen e transparencës, sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

Në përmbyllje, palët shprehën vullnetin për ta konsoliduar më tej partneritetin institucional dhe për të ndërmarrë hapa të rinj që mbështesin lehtësimin e tregtisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports