FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Dynamic Front 26” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon angazhimin e saj në stërvitje ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e njërit prej ushtrimeve më të rëndësishme shumëkombëshe..

1 minute

Read Time

Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon angazhimin e saj në stërvitje ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e njërit prej ushtrimeve më të rëndësishme shumëkombëshe në fushën e artilerisë. Përmes një kontingjenti të përbërë nga njësi të këmbësorisë dhe mortajave, FSK-ja po kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ushtarak me partnerët strategjikë.

FSK-ja po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26”, të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë dhe një tog mortajash.

Ushtrimi fushor “Dynamic Front” është një stërvitje shumëkombëshe që synon testimin e ndërveprueshmërisë së ushtrive të NATO-s dhe forcave partnere në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt. Këtë vit, stërvitja po zhvillohet paralelisht në pesë shtete: Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi.

Në kuadër të këtij angazhimi, FSK-ja ka zbarkuar në Gjermani, në Grafenwöhr Training Area, duke sjellë me vete kapacitetet e veta logjistike, përfshirë automjetet, armatimin dhe municionin.

Kontingjenti i FSK-së ka vepruar në bashkëveprim të drejtpërdrejtë me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Togu i mortajave, me elementët përbërës – Vijën e Zjarrit, Qendrën e Drejtimit të Zjarrit dhe Vëzhguesit e Përparmë – si dhe me mortaja 120 mm, ka realizuar qitje mbi objektiva në koordinim me Ushtrinë Amerikane dhe njësitë e Ushtrisë Italiane.

Gjatë ushtrimit “Dynamic Front 26”, pjesëtarët e FSK-së kanë demonstruar përvojën dhe kapacitetet e tyre profesionale në qitje me mortaja si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës, duke shkëmbyer njëkohësisht përvoja, mësime të nxjerra dhe praktika më të mira me forcat partnere.

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të dëshmojë profesionalizëm, disiplinë dhe aftësi të lartë ndërveprimi me partnerët ndërkombëtarë, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe globale.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports