Aksion i Inspektoratit në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë

Në orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), zhvilloi..

1 minute

Read Time

Në orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), zhvilloi një aksion për largimin e shitësve ambulantë nga hapësira publike pranë tregut të automjeteve.

Gjatë këtij operacioni, 15 persona u gjobitën për tregti ilegale të shpezëve dhe bagëtive të vogla. Sipas zyrtarëve, aktiviteti paraqiste një rrezik serioz për shëndetin publik, pasi therja e kafshëve bëhej në kushte të papërshtatshme dhe pa kontroll higjieno-sanitar.

Drejtori i Inspektoratit, Bekim Brestovci, theksoi se hapësira nuk është e destinuar për tregti dhe se situata kishte potencial për përhapjen e infeksioneve. Ai bëri të ditur se rruga prapa tregut të automjeteve nuk do të lejohet më për këtë qëllim dhe u bëri thirrje shitësve që të aplikojnë pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike për hapësira të ligjshme.

Kryeinspektori Alban Ymeri njoftoi se çdo shitës që nuk respekton urdhrat e inspektorëve është gjobitur me 100 euro dhe se aksionet do të vazhdojnë deri në eliminimin e plotë të tregtisë ilegale në këtë zonë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) paralajmëroi se blerja e produkteve të mishit në ambiente të hapura dhe të pakontrolluara është e rrezikshme. Përfaqësuesi i institucionit, Muharrem Shahini, theksoi se praktikat e tilla janë jo vetëm anti-higjienike, por edhe të palejueshme, duke shtuar se kontrollet do të shtrihen në të gjitha komunat e vendit.

Disa nga shitësit, të ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës, kundërshtuan vendimin dhe mbetën në rrugë si shenjë proteste përpara Policisë së Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports