Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Loxhë të Pejës, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, rasti është raportuar rreth orës 07:50. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Nga ekipi mjekësor është konstatuat se njëra nga të aksidentuarit nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova.







